LAJMI I FUNDIT:

Nëse partneri nuk jua thotë këto tri gjëra, atëherë nuk është shpirti binjak

Nëse partneri nuk jua thotë këto tri gjëra, atëherë nuk është shpirti binjak

Si ta dini nëse e keni gjetur “të duhurin”? Kjo është një pyetje që të gjithë duam ta dimë, apo jo?

Ndoshta nuk ka ndonjë metodë të saktë për ta kuptuar nëse e keni gjetur partnerin e jetës, sidoqoftë, një gjë është e sigurt: ka disa gjëra të caktuara të cilat personi i duhur i bën, e i gabuari nuk i bën, transmeton Telegrafi.

Këto gjëra duhet t’i analizoni kur dëshironi ta kuptoni se a jeni me shpirtin binjak apo jo.

P.sh., nëse komunikimi nuk është i mirë mes juve dyve, atëherë kjo është një shenjë se thjesht nuk jeni për njëri-tjetrit.

Pra, nëse partneri nuk mund t’jua thotë këto gjëra, atëherë nuk është i duhuri.

“Unë ndjej….”

Çdo njëri prej jush duhet të ndiheni se mund të hapeni me njëri-tjetrin dhe ta shprehni atë çfarë keni në mendje. Do të ketë kohë kur kjo gjë më lehtë është të thuhet sesa të bëhet dhe se më parë nuk do të flisnit për të, megjithatë gjithmonë duhet të ndiheni se e keni mundësinë të flisni hapur duke e ditur se nuk do të paragjykoheni.

Njëkohësisht, nëse partneri e ka të vështirë të hapet me ju, atëherë ose ka probleme me besimin ose thjesht nuk është i gatshëm emocionalisht.

“Faleminderit”

Partneri duhet të jetë i aftë të shpreh mirënjohje ndaj gjërave që i bëni për të. Pa mirënjohje, pa ndonjë ‘faleminderit’ herë pas here, nuk do të ndiheni e vlerësuar.

Mungesa e mirënjohjes shpeshherë ndërlidhet edhe me narcisizmin.

“Je e mahnitshme”

A ju thotë ndonjëherë partneri se jeni e mahnitshme? A ju komplimentin pa hezitim dhe rregullisht ju tregon sa e veçantë dhe e vlefshme jeni?

Çdo njeriu i nevojiten komplimentet herë pas here. Kjo jua konfirmon vlerën që e keni dhe e dini se jeni në rrugën e duhur.

Partneri duhet t’ju thotë se sa shumë ka besim në ju, sa e vlefshme jeni dhe nuk duhet ta bëjë këtë për t’ju bërë të ndiheni mirë, por kjo është shenjë se thellë brenda brengoset për ju. /Telegrafi/