LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, si ta merrni vitaminën D, aq e rëndësishme për ne

Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, si ta merrni vitaminën D, aq e rëndësishme për ne

Vitamina D është një nga vitaminat e tretshme në yndyra, së bashku me vitaminat A, E dhe K

Kjo vitaminë ka përfitime të ndryshme, të cilat përfshijnë përthithjen e kalciumit dhe ndërtimin e kockave.


Funksionet e tjera janë shtimi i qelizave, shtypja e kancerit, rregullimi i insulinës dhe sporti kardiorespirator.

Ushqimet janë burime të mira për vitaminën D, megjithëse mund të merret edhe përmes suplementeve. Më poshtë janë disa prej tyre:

Vaji i mëlçisë së merlucit

Vaji i mëlçisë së merlucit është një nga burimet më të mira të vitaminës D. Së bashku me vitaminën D, ky vaj siguron acide yndyrore thelbësore për organizmin si ato omega 3 të cilat ju sigurojnë një lëkurë shkëlqyer dhe shëndet të mirë kardiovaskular. Gjithashtu acidi yndyror omega-3 ndihmon gjithashtu në përthithjen e vitaminave dhe mineraleve si dhe një forcim të sistemit imunitar.

Kërpudhat

Kërpudhat janë një tjetër përzgjedhje e pasur kur është fjala për vitaminën D. Sipas Healthaliciousness, përveç sasive të larta të vitaminës D, parandalimi i kancerit është një tjetër përfitim nga kërpudhat. Një eksperiment i publikuar në ‘Experimental Biology and Medicine’ ka zbuluar se disa lloje kërpudhash ulnin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit duke evituar rritjen dhe shumimin e qelizave kancerogjene.

Peshqit

Peshku është një burim i mirë i vitaminës D, sidomos trofta. Së bashku me vitaminë D ajo përmban edhe një makronutirent përgjegjës për rritjen, riparimin dhe zhvillimin e qelizave dhe indeve. Sipas ‘Healthy Eating’, peshku përmban 21 gram proteina të cilat sigurojnë 37% t nevojave ditore të rekomanduara për një burrë të rritur dhe 46% të nevojave ditore për një grua të rritur.

Qumështi

Kur bëhet fjalë për vitaminë D, edhe qumështi është një nga top-burimet që na vjen në mendje. Qumështi me yndyra, kosi me pak yndyrë dhe qumështi i dhisë janë produktet më të mira të bulmetit për të siguruar vitaminën D.

Vitamina D është një nga lëndët ushqyese që i duhen më tepër trupit, por konsumi i saj vetëm është i pamjaftueshëm. Trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale të tjera në mënyrë që të kryejë funksionet e tij në nivel mikroskopik dhe mikroskopik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori