LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk ke udhëtuar me të, mos nxito të martohesh

Nëse nuk ke udhëtuar me të, mos nxito të martohesh

Sa nuk ke udhëtuar me dikë, njeh vetëm gjysmën e saj, gjysmën që funksionon në një vend që ajo e njeh mirë dhe ku ndihet mirë.

Nëse udhëton me të për një kohë të gjatë, do zbulosh gjysmën tjetër, atë më egoisten kur nuk ndihet shumë rehat. Prandaj, nëse mundeni, para martese bëni një udhëtim.

Udhëtimet i bëjnë njerëzit të nxjerrin anën më të mirë, ose më të keqe


Nuk dihet nëse është ngaqë shpëtojmë nga rregullat, nëse egoja lëkundet dhe ne përqendrohemi më shumë te vetja sesa të partneri, apo nëse jemi shumë të emocionuar nga gjithë risitë, por e gjithë ndjeshmëria shtesë që shkakton udhëtimi mund të jetë një dhuratë, ose një barrë. Gjërat që nuk ishin problem në shtëpi, ose problemet që mendonit që i kishit kapërcyer, mund të shpërthejnë dhe të marrin përmasa të mëdha të paparashikuara. Në të njëjtën kohë, megjithatë, personi me të cilin udhëtojmë mund të të kujtojë sa shumë e doni atë.

Nëse keni probleme të pazgjidhura në marrëdhënie, udhëtimi do ju detyrojë të përballeni. Nëse ke vendosur të martohesh me të, duhet ta nisni nga një start i pastër.

Nëse do martohesh me të, duhet të ndihesh mirë nëse i largohesh rehatit tënd, me atë

Sigurisht, ajo ndoshta nuk është shumë komode. Po, edhe ti nuk je aq komod. Edhe nëse po bëni një udhëtim luksoz, përsëri po dilni nga zonat tuaja të rehatit. Njihni më pak njerëz. Nuk jeni familjarë me ushqimin dhe kulturën. Duhet të mendoni dhe silleni ndryshe nga ç’bëni normalisht.

Kjo e bën jetën të bukur, të kesh shanset për të zgjeruar zonat e rehatisë. Prandaj njerëzit e ndajnë jetën me dikë tjetër, nëse nuk e bëni dot tani, nuk do mundeni ta bëni më vonë.

Udhëtimet ju ndihmojnë të njihni njëri tjetrin më mirë

Mund të mendosh që ti e njeh tashmë partneren, aq mirë sa nuk ka ku të vejë më. Nëse mendon kështu, mund të paralajmëronim që martesa rrezikon të zgjasë. Jo sepse ajo nuk ka më asgjë për të prezantuar nga vetja, por sepse ty të duket e mërzitshme dhe nuk ke dëshirë ta eksplorosh më.

Udhëtimet i ndihmojnë çiftet të dalin nga rutina e zakonshme dhe të përqendrohen te njëri-tjetri. Nëse udhëtoni për një kohë pak më të gjatë dhe ktheheni më të lumtur sesa kishit qenë më parë, të paktën e dini që ju mund të kaloni kohë të bukura bashkë, jo të gjitha çiftet arrijnë të bëjnë dhe kaq.

Mëson si reagon ajo nën presion

Kur ajo kupton që ka marrë më pak çorape sesa duhet, kur i humbet çanta e shampove, kur ka probleme me oraret në aeroport dhe ju ngecni në një avion pa ajër të freskët, të shohim si do sillet dhe si do veprojë ajo.

Disa vajza ruajnë qetësinë dhe i menaxhojnë situatat. Të tjera, ankohen sa të çajnë veshët, sikur shfryrjet dhe ankesat do ndryshonin realitetin. Tani, imagjinoni si do jenë gjërat kur të jeni bashkë përgjithmonë.

Udhëtimet tregojnë sa e pavarur mund të jetë

Udhëtimet mund të jenë mënyra më e mirë për të zbuluar nëse ajo është një person i pavarur. Disa djem i kanë qejf vajzat që varen nga ata. Dhe disa vajza kanë qejf të jenë ai lloj. Do thoshim që djemtë nuk janë të marrë dhe sigurisht që do donin një grua të aftë e të zonjën për t’u kujdesur edhe për ty ndonjëherë.

Nëse e do të dashurën tënde, atëherë ti ia njeh forcën. Megjithatë, a mund të imagjinosh diçka më seksi sesa gruaja të të çojë në qytete, pyje dhe vende të panjohura? Nëse planifikon të bësh një stil aktiv jete, do kesh nevojë për një partnere që të karikojë.

Sigurisht, vajza, e njëjta gjë vlen edhe për ju. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori