LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk e keni ditur, edhe qentë mund t’i shëtisni në mënyrën e gabuar

Nëse nuk e keni ditur, edhe qentë mund t’i shëtisni në mënyrën e gabuar

Bota është e ndërtuar sipas standardeve njerëzore, kështu që shpesh harrojmë ose nuk jemi fare të vetëdijshëm se në të jetojnë qenie që udhëhiqen nga rregulla të ndryshme

Ingrid Newkirk, kryetare e organizatës më të madhe për mbrojtje të kafshëve PETA, ka tërhequr vëmendjen se ne mund të shëtisim gabimisht qentë.


Newkirk thotë që ka dy rregulla të cilat do të duhej t’i respektonim kur është fjala për shëtitjen e qenit, shkruan Msn, përcjell Telegrafi.

Rregulli i parë: Kujdesuni për sigurinë e kanakarit tuaj

“Kjo është një botë ku dominojnë njerëzit. Duhet patjetër të kujdesemi për qentë tanë. Për shkak të sigurisë së tyre duhet t’i shëtisim me kapistër. Rripat dhe qaforet nuk janë zgjidhje e mirë. Qaforet mund të shkaktojnë probleme të shumta”, thotë Newkirk.

Rregulli i dytë: Mos e nxitoni qenin tuaj

“Lëreni të shëtisë duke nuhatur. Kjo është mënyra me të cilën ata lexojnë lajme, është interneti i tyre. Mos i tërhiqni vazhdimisht”, shpjegon në mënyrë figurative kjo aktiviste.

“Është me rëndësi që për qenin dalja në shëtitje është më shumë se shkuarja për kryerje të nevojës. Për ta shëtitja është një piknik, ekskursion. Ky është rasti special për qentë, të jenë jashtë, të nuhasin dhe të hulumtojnë”.

“Qentë nuk duan të jenë të mbyllur gjatë gjithë ditës në një dhomë, me këmbë të kryqëzuara duke pritur të dalin jashtë”, shton ai.

Mbani parasysh këto dy këshilla të dobishme. Nëse i zbatoni ato, do ta bëni kafshën tuaj të lumtur, dhe kështu do ta bëni atë të qëndrojë në jetën tuaj shumë më gjatë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori