LAJMI I FUNDIT:

Nëse ndieni dhembje të topitura (jotherëse) në pjesën e poshtme të shpinës, ndoshta keni ciste në veshka: Kjo gjendje mund të shkaktojë komplikime!

Nëse ndieni dhembje të topitura (jotherëse) në pjesën e poshtme të shpinës, ndoshta keni ciste në veshka: Kjo gjendje mund të shkaktojë komplikime!

Nuk është e qartë se çfarë i shkakton cistet e thjeshta të veshkave, por është me rëndësi të theksohet që ato nuk janë të njëjtat me cistet të cilat shfaqen nga sëmundjet policistike të veshkave

Cistet e veshkave kanë formë të rrumbullakët apo të qeskave ovale të mbushura me lëng të cilat formohen veç e veç apo në numrin më të madh edhe në veshka.

Mund të jenë të lidhura me çrregullimet serioze, por më shpesh janë të ashtuquajturat ciste të thjeshta veç e veç jokanceroze, të cilat rrallëherë shkaktojnë komplikime, transmeton Telegrafi.

Normalisht, veshkat filtrojnë materiet e dëmshme dhe lëngjet nga gjaku, ndërkaq te personat me veshka policistike, ato bëhen më të mëdha dhe pengojnë funksionimin normal të veshkave. Ndonjëherë kjo mund të çojë deri dështimi i veshkave dhe nevoja për dializë apo transplantim të veshkave.

Cistet e thjeshta të veshkave shpesh zbulohen me ultrazë i cili bëhet për shkak të ndonjë gjendjeje tjetër, si p.sh. kontrollet gjatë shtatzënisë.

Këto ciste nuk shkaktojnë kurrfarë vështirësish apo simptomash, zakonisht nuk kërkojnë shërim.

Nëse cistet e veshkave rriten mjaft të mëdha, simptomat mund të jenë:

▪ Dhembje topitëse në shpinë apo në pjesën e ijëve
▪ Temperatura
▪ Dhembja në pjesën e stomakut.

Në rast të simptomave të sipërpërmendura, duhet kërkuar ndihmën e mjekut.

Shkaktarët, faktorët e rrezikut dhe komplikimet e mundshme

Nuk është e qartë se çfarë i shkakton cistet e thjeshta të veshkave. Një teori sugjeron që zhvillohen kur shtresa sipërfaqësore e veshkave dobësohet dhe formojnë qeska (divertikule). Qeskat pastaj mbushen me lëng dhe pastaj zhvillohen në ciste.

Rreziku nga cistet e thjeshta në veshka rritet gjatë plakjes, edhe pse mund të shfaqen në cilëndo moshë. Këto ciste shpesh shfaqen te meshkujt.

Cistet e veshkave kohë pas kohe mund të shkaktojnë komplikime, duke përfshirë:

▪ Infeksion – cistet e veshkave mund të infektojnë duke shkaktuar ethe dhe dhembje.

▪ Pëlcitje – citja e cila pëlcet shkakton dhembje të forta në shpinë dhe në ije.

▪ Ndalje e urinimit – cistet e cila pengon rrjedhjen normale të urinës mund të çojë deri te ënjtja e veshkave (hidronefroza). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori