LAJMI I FUNDIT:

Nëse i keni vendosur në këto forma thikën dhe pirunin në pjatë, i keni treguar kamerierit dhe kuzhinierit nëse ju ka pëlqyer ushqimi (Foto)

Nëse i keni vendosur në këto forma thikën dhe pirunin në pjatë, i keni treguar kamerierit dhe kuzhinierit nëse ju ka pëlqyer ushqimi (Foto)

Mënyra se si është vendosur thika dhe piruni në pjatë tregon se a i ka pëlqyer mysafirit ushqimi, apo nëse planifikoni të hani më shumë ose nëse e keni përfunduar ushqimin.

Ngrënia e ushqimit në shtëpi është jo formale dhe pa shumë rregulla, por në restorant do të duhej t’i përmbaheshit paksa bontonit, transmeton Telegrafi.


Mënyra se si është vendosur thika dhe piruni në pjatë tregon më së miri nëse mysafiri e ka shijuar në maksimum ushqimin në restorant, pasi që i njëjti mund t’i dërgoj mesazhe të caktuara kamerierit përmes formave të ndryshme të vendosjes së thikës e pirunit.

Ende jam duke ngrënë

Kur dëshironi që dal ngadalë ta shijoni ushqimin dhe që kamerieri të mos ju sillet rreth “kokës”, apo të mos ua merr pjatën pa e përfunduar ushqimin e porositur, është e rëndësishme që thikën e pirunin t’i vëni në pozitën 45 shkallë. Me këtë veprim i dërgoni mesazh kamerierit se jeni ende duke e shijuar ushqimin.

Presë ushqim tjetër

Kur e përfundoni ushqimin, por dëshironi t’i thoni kamerierit që t’ua sjell një specialitet tjetër, thikën e pirunin i vendosni në formë kryqi.

E kam përfunduar ushqimin

Pasi ta përfundoni ushqimin dhe nuk dëshironi më të hani diçka tjetër, thikën dhe pirunin i vendosni në formë horizontale. Ky është një mesazh i qartë për kamerierin se mund ta marrë pjatën që e keni në tavolinë.

Ishte i shijshëm

Kur dëshironi t’i jepni kompliment kamerierit dhe kuzhinierit, thikën dhe pirunin i vendosni në formë vertikale njërën pranë tjetrës. Me këtë veprim sigurisht se do ta vëreni buzëqeshjen e stafit të restorantit.

Nuk më ka pëlqyer

Nëse dëshironi të jeni kritik për ushqimin që u është seruar, sigurisht se duhet ta lini pjesën më të madhe të ushqimit në pjatë. Me ketë veprim do t’i dërgoni mesazh të fortë kamerierit dhe kuzhinierit, normalisht duke mbajtur thikën dhe pirunin në formë X. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori