LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni këto simptoma, është momenti të kontrolloni tiroidet

Nëse keni këto simptoma, është momenti të kontrolloni tiroidet

Tiroidet janë vërtet të vogla, por ndikojnë masivisht në shëndetin tonë

Gjëndrat në formë fluture kontrollojnë metabolizmin, që me shumë mundësi e çojmë nëpërmend kur duam të humbasim peshë.


Gjithashtu, janë përgjegjëse për energjinë që na nevojitet në përditshmëri. Prandaj, është me rëndësi të tregohemi të kujdesshëm me simptomat që mund të sinjalizojnë probleme me tiroidet.

Tiroidet mund të preken nga një sërë sëmundjesh, por kryesisht janë dy: hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi.

Energjia jonë varet nga hormonet që prodhohen nga gjëndra, prandaj kur prodhon më shumë (hipertiroidizëm) ose më pak (hipotiroidizëm) se ç’duhet, fillojnë të shfaqen probleme.

Sipas mjekëve, simptomat e secilës ndahen si më poshtë:

Hipertiroidizëm:

• Irritim
• Nervozizëm
• Muskuj të dobët
• Dridhje
• Menstruacione të rralla e të pakta
• Rënie drastike në peshë
• Probleme me gjumin
• Tiroide të zmadhuara
• Probleme me shikimin
• Ndjeshmëri ndaj vapës

Hipotiroidizmi:

• Rraskapitje
• Menstruacione të shpeshta e të shumta
• Probleme me kujtesën
• Shtim drastik në peshë
• Flokë dhe lëkurë e thatë
• Zë i gërvishtur
• Intolerancë ndaj të ftohtit

Siç mund ta shihni, simptomat janë të kundërtat e njëra-tjetrës, në varësi të mungesës ose teprisë së hormoneve në trup.

Disa nga simptomat mund të jenë të rëndomta e mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera, shkruan Anabel. Por, nëse vuani nga shumica e simptomave të listuara, bëni mirë të kontrolloni gjëndrat e tiroides.

Ky çekuilibër i tiroides mund të ketë disa shkaktarë. Për shembull Grave’s Disease është një sëmundje autoimunitare që shkakton zmadhimin e tiroides që pasohet nga hipertiroidizmi.

Teprica e jodit në organizëm është një tjetër gjendje që shkakton prodhimin e hormoneve me tepri nga gjendra në fjalë. Ndërsa hipotiroidizmi shkaktohet zakonisht nga tiroidet e inflamuara (jo të zmadhuara).

Nëse besoni se keni vërtet një problem me tiroidet, mos u panikosni. Me ndihmën e mjekimeve, situata normalizohet sërish. Sa më herët ta dalloni, aq më mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori