Nëse kohët e fundit nuk po flini më aq mirë dhe aq shpejt sa më parë, ose vuani prej kohësh nga pagjumësia, e dini se sa stresuese është të qëndroni thuajse gjithë natën zgjuar përpara një dite të rëndësishme
Nëse bëni pjesë në këtë grup njerëzish, ka disa gjëra që mund të bëni në shtëpi për të fjetur më shpejt dhe për të bërë një gjumë më të mirë.
Krijoni një ritual përpara gjumit
Mund të jenë ca qirinj me aromë dhe muzikë e lehtë, një filxhan çaji apo diçka tjetër. Nëse bëni të njëjtin veprim për ditë me radhë dhe më pas shtriheni për të fjetur, truri juaj do të “mësohet” me këtë lloj rutine dhe automatikisht do t’ju vijë gjumë pasi të bëni atë veprim.
Shkruajini diku mendimet tuaja stresuese
Nëse diçka po ju shqetëson apo keni shumë mendime të errëta dhe negative në kokë, provoni t’i hidhni ato në letër. Kjo do ta “pastrojë” mendjen tuaj nga ankthi që keni dhe “zhvendosja” e mendimeve në letër, do t’ju bëjë të ndiheni disi më të çliruar.
Bëni një dush të nxehtë përpara gjumit
Një banjë e ngrohtë, do t’ju bëjë më të përgjumur se kurrë dhe ju do të bëni një gjumë më të rehatshëm.
“Zhurma e bardhë”
Vendosja e një muzike qetësuese, meditimi apo të lehtë ndihmon t’ju shkëpusë pak nga realiteti dhe nuk lejon që të mendoni për shumë gjëra teksa jeni në shtrat, ndërkohë që ju vjen gjumë. Edhe tingujt e shiut, cilësohen si zhurma të bardha dhe ndihmojnë që njerëzit të flenë më mirë.
Flini në një dhomë të freskët
Një dhomë me temperaturë të lartë jo vetëm që ju pengon të flini, por mund të jetë edhe një nga arsyet pse zgjoheni papritur në mes të natës. Prandaj, sugjerohet një dhomë e freskët, jo domosdoshmërisht e ftohtë.
Shtypni “syrin e tretë” me vaj aromatik
A e dini që në mes të ballit tuaj ka një buton magjik të gjumit? Ekziston një pikë presioni midis syve tanë që quhet “Syri i Tretë” dhe ndihmon në lehtësimin e ankthit, frikës, depresionit, madje dhe pagjumësisë.
Shmangni dritat blu
Drita blu nga një smartphone, laptop apo tablet mund të pengojë zhvillimin e melatoninës në tru, gjë që e bën shumë më të vështirë për të fjetur. Prandaj, nëse pajisjet elektronike shmangen të paktën një orë para gjumit, trupi ka kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur dhe për të lehtësuar “shpërthimin” e melatoninës në tru.
Nëse nuk e bëni dot këtë, të paktën mos harroni të përshtatni ndriçimin e pajisjeve elektronike gjatë natës me opsionet përkatëse.
Pini qumësht të ngrohtë
Qumështi ka përbërësin Tryptophan, i cili është një agjent natyral qetësues që relakson trupin tuaj pa ilaçe, prandaj pas një gote qumësht, me siguri do të ndiheni të përgjumur.
Provoni të merrni magnez për të fjetur më mirë
Magnezi ka një efekt qetësues natyral në trup dhe mungesa e tij mund të jetë një nga shkaqet e pagjumësisë. Sigurisht, duhet të këshilloheni me mjekun përpara se ta merrni.
Vendosni vajra esencialë në jastëkun tuaj
Disa pika vaji esencial në jastëkun tuaj, do t’ju zvogëlojnë mendimet e shumta të natës dhe do të veprojnë si një qetësues natyral për ju, duke bërë të flini më shpejt.
Burimi: Anabel, Everything Abode
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre