LAJMI I FUNDIT:

Nëse ju shfaqen aftet në gojë, ju mungon vitamina e rëndësishme jetësore: Tri shenja që trupi po lufton me aneminë e rrezikshme

Nëse ju shfaqen aftet në gojë, ju mungon vitamina e rëndësishme jetësore: Tri shenja që trupi po lufton me aneminë e rrezikshme

Mos u hamendësoni, kërkoni shërim nëse i ndieni këto simptoma…

Reklama

Vragat e vogla të dhimbshme, të ndjeshme në gojë – aftet – zakonisht nuk janë shenjë e ndonjë çrregullimi serioz dhe zhduken pas dhjetë ditësh, transmeton Telegrafi.

Nëse ato nuk tërhiqen dhe me atë rast shoqërohen edhe me simptoma të tjera, mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12.

Shenjat të cilave duhet kushtuar kujdes janë ngjyra e verdhë e zbehtë e lëkurës, gjuha e kuqe dhe dhembja e saj si edhe çrregullimi i shikimit.

Vitamina B12 më së shpeshti shfaqet si pasojë e anemisë pernicioze, e mungesës së rruazave të kuqe të gjakut gjë që trupi prodhon në mënyrë abnormale rruaza të mëdha të gjakut të cilat nuk funksionojnë drejt.

Kjo anemi më së shpeshti shfaqet rreth moshës 50-vjeçare, ndërkaq është shumë me rëndësi zbulimi i hershëm dhe terapia me vitaminë B12.

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë edhe probleme me zemrën dhe mushkëritë, si edhe probleme neurologjike.

Në ushqim duhet të jenë të përfshira: mishi, vezët, peshku, si edhe produktet e qumështit.

Kontaktoni mjekun nëse:

  • Keni vënë re se aftet janë shumë të mëdha
  • Ato po përhapen.
  • Nuk kalojnë as pas 3 javësh.
  • Dhimbjet janë të padurueshme edhe pas marrjes së qetësuesve të dhimbjeve
  • Keni vështirësi të konsumoni lëngje
  • Keni temperaturë të lartë trupore.

/Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit

Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit

Nutricion
Katër gjendje të rënda që mund të shoqërohen me ndryshime në buzë

Katër gjendje të rënda që mund të shoqërohen me ndryshime në buzë

Shëndetësi
Shtatë lloje frutash që përmbajnë një përqindje të lartë kalciumi: Një mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm

Shtatë lloje frutash që përmbajnë një përqindje të lartë kalciumi: Një mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm

Të njohim produktet
Si ndikon puna e zorrëve dhe shëndeti i mikrobiomës në zhvillimin e disa sëmundjeve autoimune

Si ndikon puna e zorrëve dhe shëndeti i mikrobiomës në zhvillimin e disa sëmundjeve autoimune

Shëndetësi Lajme
Aroma e rozmarinës e përmirëson memorien

Aroma e rozmarinës e përmirëson memorien

Shëndetësi Lajme
Një shenjë para se të flini mund të zbulojë problemet e zemrës!

Një shenjë para se të flini mund të zbulojë problemet e zemrës!

Shëndetësi
Kalo në kategori