LAJMI I FUNDIT:

Nëse jo Morata – Allegri ka tri alternativa se me kë duhet ta zëvendësojë spanjollin

Nëse jo Morata – Allegri ka tri alternativa se me kë duhet ta zëvendësojë spanjollin

Juventusi vazhdon kërkimin për një sulmues, me alternativa ndaj Alvaro Moratas, duke përfshirë Timo Werner, Anthony Martial dhe Luis Muriel.

Max Allegri e ka bërë të qartë se preferenca e tij është për spanjolli, i cili tashmë e njeh skuadrën, taktikat e tij dhe është i dashur për tifozët.

Megjithatë, me Atletico Madridin që vazhdon të kërkojë 20 milionë euro për ta lënë atë të largohet në baza të përhershme, bardhezinjtë duhet të shqyrtojnë opsione të tjera.


Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas
Lexo po ashtu Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas

Sipas Sky Sport Italia, këto do të përfshijnë Wernerin në huazim nga Chelsea pasi raporti i tij me Thomas Tuchel u shkatërrua, ose tentimin për Martial të Manchester United.

Francezi tashmë ishte huazuar te Valencia në janar, kështu që është i disponueshëm për një marrëveshje me çmim të ulët.

Juventusi bën hapin e parë – dërgon ofertë te Liverpooli për Firminon
Lexo po ashtu Juventusi bën hapin e parë – dërgon ofertë te Liverpooli për Firminon

Sportitalia pohon se Juventusi ka folur me Atalantën për Muriel, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij në Bergamo dhe për këtë arsye është në kërkim të një transferimi të përhershëm.

Kolumbiani 31-vjeçar është i gjithanshëm, i aftë për të luajtur si qendërsulmues ose në një rol mbështetës dhe më të gjerë ndaj një sulmuesi tjetër.

Askënd tjetër - Allegri e do vetëm Moratan te Juventusi
Lexo po ashtu Askënd tjetër - Allegri e do vetëm Moratan te Juventusi

Ai shënoi 14 gola dhe dha 10 asistime në 39 ndeshje konkurruese për Atalantën sezonin e kaluar.

Një arsye tjetër për të favorizuar Muriel është se ai është i aftë të vijë nga bankina për të vrapuar kundër mbrojtësve të lodhur, kështu që nuk do të kishte problem të ishte jashtë 11-tës fillestare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori