Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Kjo kërkesë vjen pas autorizimit të dhënë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë të ndodhur më 6 nëntor 2024, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc të Podujevës.


Policia ka apeluar te qytetarët që, nëse posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të dyshuar përmes tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij, të kontaktojnë autoritetet.

"Vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim. Informacionet tuaja mund të jenë vendimtare për arrestimin sa më të shpejtë të të dyshuarit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë ata që kanë informacione, mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në këto mënyra:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: Kosovo Police

Aplikacioni: Lajmëro Policinë

Telefon: 192

Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë qytetarët që ofrojnë informacione./Telegrafi/