LAJMI I FUNDIT:

Nervozizmi i De Geas dhe goditja me grusht e tunelit të stadiumit e tregon më së miri ndjenjën e humbjes nga Man City

Nervozizmi i De Geas dhe goditja me grusht e tunelit të stadiumit e tregon më së miri ndjenjën e humbjes nga Man City

Një David de Gea dukshëm i frustruar u pa duke përplasur grushtin në krye të hyrjes së tunelit të Old Trafford gjatë humbjes 2-0 të Manchester United të shtunën ndaj Manchester Cityt.

Manchester City kaloi në epërsi në minutën e shtatë, pasi Eric Bailly pa dashje shënoi autogol, teksa u mundua ta ndalë krosin e Joao Cancelos.


De Gea u vlerësua gjerësisht për performancën e tij në pjesën e parë dhe arriti të kufizojë numrin e rasteve që City mund të kishte shënuar.

Humbja nga Man City shpejton shkarkimin e Solskjaerit, drejtuesit e Man Utd kanë etiketuar tre trajnerë si pasues të mundshëm
Lexo po ashtu Humbja nga Man City shpejton shkarkimin e Solskjaerit, drejtuesit e Man Utd kanë etiketuar tre trajnerë si pasues të mundshëm

30-vjeçari spanjoll e mohoi dy herë Cancelon dhe i ndaloi Gabriel Jesusin dhe Kevin De Bruynen të shënonin, me De Gean madje që priti edhe një top të devijuar nga bashkëlojtari Victor Lindelof.

Megjithatë, City dyfishoi epërsinë përpara fundit të pjesës së parë pasi Bernardo Silva erdhi pas shpinës së Luke Shaw dhe Harry Maguire për të shënuar për 0-2.

Shkuarja në pushimin mes pjesëve me disavantazh prej dy golave nervozoi pa masë portierin e Djajve të Kuq, De Gea.

Një tifoz kapi momentin kur De Gea i frustruar teksa ishte duke dalë jashtë fushës në pjesën e parë, goditi me grusht hyrjen e tunelit përpara se të zhdukej nga pamja.

Ky moment nervozizmi i spanjollit thuhet se tregon më së miri ndjenjën e keqe që ai dhe të gjithë lojtarët e tifozët e Unitedit e kanë në rastet kur mposhten nga rivalët e urryer lokal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori