LAJMI I FUNDIT:

NEPTUN sjell “Ditët me FAT”, zbritjen më të madhe për fundvit (Video)

NEPTUN sjell “Ditët me FAT”, zbritjen më të madhe për fundvit (Video)

NEPTUN, rrjeti më madh i pajisjeve elektronike në Kosovë sjell kampanjën e fundit për këtë vit, edicionin e katërt “Ditët me FAT”,me zbritje deri në 60% nga 6-9 dhjetor, me mundësi blerje me këste, 0% interes me te gjitha bankat.

Menaxherja e Marketingut në NEPTUN, Kaltrina Hoxha ka thënë se edicioni i katërt në këtë vit vjen pas kërkesave të konsumatorëve të Neptun-it.

“‘Ditët me FAT’, sjellin edicionin e katërt këtë vit si rezultat i kërkesës së shtuar të konsumatorëve, për një ri-përsëritje të këtij projekti i cili sjell produktet e cilësisë më të mirë nga brendet më të njohura që sjellin prurje në treg me çmime jashtëzakonisht të mira, super racionale që i përballon xhepi i secilit,veç tjerash dhe mundësinë e blerjes me këste me të gjitha bankat, me zero për qind interes”, ka thënë ajo.

Hoxha po ashtu tregoi se në vitin 2018 janë organizuar katër edicione të kampanjës “Ditët me FAT”.

“Edicionet ‘Ditët me FAT’, janë organizuar në muajin prill, qershor, tetor dhe tani në dhjetor. Organizohet për katër ditë radhazi”, theksoi ajo.

Menaxherja e marketingut në NEPTUN, po ashtu ftoi të gjithë konsumatorët që të përfitojnë nga zbritjet deri në 60 për qind, si dhe të anëtarësohen në programin e besnikërisë “Happy”.

Edhe njëri nga menaxherët e NEPTUN-it, Flakron Limani, u shpreh se zbritjet janë të jashtëzakonshme.

“Specifik e muajit dhjetor është zbritja e televizorëve, kategoria e telefonisë, teknika e bardhë si pjesë shumë e rëndësishme e kompanisë tonë, tek pjesa e IT-së, të produkteve të vogla shtëpiake, përfshirë të gjitha kategoritë. Si specifikë e një zbritje më të theksuar është televizori i LG-55 inç, ku nga çmimi prej 819 euro ka shkuar në 499 euro”, ka thënë Limani.

Njëri nga konsumatorët, Edison Hajdini, tha për Telegrafin se është i kënaqur me çmimet në NEPTUN.

“I kënaqur jam. I kam marr katër televizorë. E kam një biznes që më duhen televizorët. E kam gjet si ditë të mirë edhe me zbritje, e shfrytëzova rastin dhe i bleva. Rregullisht blej dhe jam shumë i kënaqur. Zbritje të mira bëjnë”, tha ai.

Ndërsa, konsumatori Zaim Istogu tregoi se produkti të cilin ai e kërkonte ishte shitur shumë shpejt.

“E pash një reklamë për disa televizorë në lirim, por nuk paska sasi”, tregoi Istogu.

Ndryshe, NEPTUN është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV/audio/video, produkte dhe aksesorë të IT-së, smartphone, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, pajisje për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

NEPTUN Kosova tashmë numëron 11 dyqane në Kosovë si pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International. /Telegrafi/