LAJMI I FUNDIT:

Neptun sjell Ditët me Fat

Neptun sjell Ditët me Fat

Neptun, si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë sjell sërish Ditët me Fat, kampanjë kjo tashmë e njohur për natyrën e ofertave të jashtëzakonshme në gjithë linjën e produkteve nga brendet botërore më në emër dhe mundësinë e blerjes me këste 0% interes me të gjitha bankat nga 5 deri me 8 tetor.

Ditët me FAT ofrojnë mundësinë e blerjes deri në 60% më lirë, duke bërë Neptun destinacionin e preferuar për të gjithë të pasionuarit e smartphonëve, fanatikët e televizorëve, ekspertët e IT-së, dashamirët e kuzhinës moderne, të fiksuarit pas kujdesit personal dhe gjithë konsumatorët të cilët blerjet i konsiderojnë investim dhe jo shpenzim.

“Ne veprojmë në një treg emocionues që në vazhdimësi kërkon përmirësim në kualitetin e shërbimit, prurje në aspektin teknologjik dhe përqendrim në aftësinë për t’iu përshtatur kërkesës së konsumatorit në kohë reale. Prandaj ne vazhdojmë të investojmë që blerjen ta bëjmë më artaktive, lehtësuese dhe të arritshme, duke menduar përtej kornizës së përfitimit të njëanshëm dhe Ditët me FAT janë dëshmi e një përkushtimi të pakursyer që sjell oferta me çmime jashtëzakonisht të lira dhe mundësinë e blerjes më këste 0% interes me të gjitha bankat nga 5 deri me 8 Tetor në të gjitha dyqanet Neptun”, deklaroi Kaltrina Hoxha, Menaxhere Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri I shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektro-shtëpiake si: TV / Audio/ Video, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit nga brendet me të njohura në botën e teknologjisë. Neptun Kosova ka 8 dyqane : Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan , Klinë dhe Suharekë me objektivin për hapje të reja në gjithë Kosovën. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në rajon”. /Telegrafi/