LAJMI I FUNDIT:

Neofit: Së pari emri, pastaj statusi i Kishës së Maqedonisë

Neofit: Së pari emri, pastaj statusi i Kishës së Maqedonisë

Patriarku i Kishës Bullgare, Neofit tha se çështja për autoqefalinë e Kishës së Maqedonisë do të shqyrtohet pas mbarimit të çështjes së emrit, njofton “News.bg”.

“Kur do të sqarohen të gjitha detajet për emrin e Maqedonisë, sigurisht se do të iniciohet çështja e kishës”, deklaroi Neofit.


Deri në fund të vitit 2017, Kisha bullgare pranoi të përfaqësonte KOM-në para kishave të tjera, duke marrë gjithçka që ishte e nevojshme për të vendosur statusin e saj kanonik, por nuk pranoi që KOM-in ta njihte atë si kishën-vajzë./Telegrafi/