LAJMI I FUNDIT:

Nëntori i ftohtë në vendin tonë

Nëntori i ftohtë në vendin tonë

Në ditët e para të muajit nëntor vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë, që janë shtrirë në lindje të rajonit pas kalimit të frontit të ftohtë, dhe fushave të presionit të ulët mbi Itali.

Ditën e premte do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira.

Në ditët e fundjavës masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi vend, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare, derisa moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Pasi pritet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, indeksi i kualitetit të ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave mesatare.

1.11.2019 – Kryesisht me vranësira. Në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë nga verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 2.

2.11.2019 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-10m/s. Indeksi UV: 2.