LAJMI I FUNDIT:

Nëntë vetëvrasje dhe 40 tentim-vetëvrasje brenda gjashtë muajve në Kosovë

Nëntë vetëvrasje dhe 40 tentim-vetëvrasje brenda gjashtë muajve në Kosovë

Nga janari deri më 15 maj të vitit 2022 në Kosovë kanë ndodhur nëntë raste të vetëvrasjes dhe 40 tentim-vetëvrasje.

Këto statistika i ka bërë të ditura për Telegrafin Policia e Kosovës, ndërsa psikologët theksojnë se traumat, të cilat vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, vështirësitë dhe problemet në aspektin psiko-emocional dhe atë psiko-sociale, kushtet dhe rrethanat ekonomike si borxhe, depresioni etj, janë ndër shkaktarët e vetëvrasjeve.

Psikologët po ashtu këshillojnë se të gjithë personat kur kanë probleme me depresion dhe me mendime negative të mos hezitojnë ta vizitojnë psikologun.

E ndonëse këto ditë janë raportuar disa raste të vdekjeve, që dyshohen si vetëvrasje, referuar statistikave të Policisë po të krahasohet numri i vetëvrasjeve nga janari deri më 15 maj në këtë vit me periudhën e njëjtë të 2021, janë 11 vetëvrasje më pak. Në 2021 nga janari deri më 15 maj kanë ndodhur 20 vetëvrasje dhe 59 tentim-vetëvrasje.

“Siç po shihet kemi 11 raste më pak të vetëvrasjeve në ketë vit se sa vitin e kaluar për periudhën e njëjtë kohore të paraqitur në tabelë”, bëri të ditur Policia.

Statistikat e Policisë së Kosovës për numrin e vetëvrasjeve dhe tentim-vrasjeve në Kosovë nga janari deri më 15 maj të 2021-së dhe nga janari deri më 15 maj 2022

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, në një prononcim për Telegrafin tha se kjo dukuri negative po i prek kryesisht moshat e reja.

Ai tha se ndër arsyet janë përdorimi i substancave narkotike, bullizimi, borxhet e mëdha.

“Numri i rasteve të vetëvrasjes në Kosovë është duke prekur edhe moshat e reja. Edhe pse është shumë e vështirë të shpjegohet dhe saktësohet arsyeja e vetëvrasjes. Bazuar në të dhënat, faktet në dispozicion dhe anamneza e personit, vetëvrasjet janë të lidhura ngushtë me konsumimin e substancave narkotike, shantazhit, kërcënimit, borxheve të mëdha. Pastaj edhe pamundësia e inkorporimit në shoqëri, dështimin në biznes, dëshpërimit brenda familjes, sëmundjeve të rënda pa shpresë për shërim, thyerjes shpirtërore në dashuri etj”, tha ai.

Mujku thekson mungesën e komunikimit brenda familjes me fëmijët e tyre në Kosovë.

“Puna brenda familjes është primare dhe sot në familjet tona kemi një mungesë të theksuar të komunikimit mes anëtarëve të familjes, mos paraqitja e problemeve me kohë tek institucionet përkatëse dhe përballja me realitetin”, vlerësoi Mujku.

Ai tha se Qendra për Punë Sociale në Prishtinë, punon ngushtë me rastet e paraqitura duke iu ofruar edhe shërbime familjeve, në këtë aspekt.

“Ne punojmë ngushtë me familjet për secilin rast të paraqitur, kemi arrit te kemi edhe marrëveshje mirëkuptimi me organizata te shoqërisë civile të cilët ofrojnë shërbime te tilla dhe një bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinë dhe Drejtorinë e Arsimit”, tha ai.

Vebi Mujku – Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Prishtinës

Mujku e vlerësoi domosdoshmërinë e psikologut në këtë aspekt, ndërsa tha se shumica e institucioneve kanë mungesë të psikologëve të angazhuar.

E kjo pastaj sipas tij iu kushton familjeve me mjete financiare.

“Psikologu në këtë mes luan një rol shumë të rëndësishëm, mirëpo shumica e institucioneve kanë mungesë të psikologëve të angazhuar. Në rastet kur ky shërbime kërkohet jashtë institucioneve, familjeve ju kushton me mjete financiare për të cilat shpesh edhe nuk ju ofrohen shërbime adekuate”, përfundoi Mujku.

Një 24 vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, në rrethana të dyshimta
Lexo po ashtu Një 24 vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, në rrethana të dyshimta

Lidhur me këtë psikoterapeuti Yll Avdijaj, tha se problemet me depresionin madhor janë faktor i rëndësishëm për vetëvrasjet.

“Vetëvrasja si dukuri e cila po ndodhë në shoqërinë tonë është mjaft shqetësuese sidomos kur kjo po ndodhë te mosha e reja. Shkaqet dhe arsyet mund të jenë të ndryshme mirëpo mund të përmendim disa faktorë të përgjithshëm si: probleme me sëmundje mendore, vështirësi dhe probleme në aspektin psiko-emocional dhe atë psiko-sociale, kushtet dhe rrethanat ekonomike si borxhet etj. Po ashtu vlen të përmendet se problemet me depresionin madhor shpesh mund të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë aspekt”, potencoi Avdijaj për Telegrafin.

Ylli Avdijaj – Psikoterapeut

Ai ritheksoi ndikimin e bullizimit në gjendjen e psiqike tek të rinjtë.

“Ne si shoqëri, zakonisht jemi të prirë që të merremi me pasojat më shumë se sa me shkaqet e një dukurie të caktuar. Të merresh me pasojat është shumë më e vështirë për t’u rikuperuar dhe parandaluar sesa kur merremi konkretisht me shkaqet.

Në këtë rast si shkaktar të kësaj dukurie janë edhe traumat, të cilat vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, qofshin ato të përcjella me anë të dhunës, bullizmit, prindërimi jo i duhur, neglizhenca emocionale etj. Dhe kur të fillojmë që t’i trajtojmë fëmijët tanë në mënyrën e duhur, atëherë mund te themi se kjo i kontribuon edhe parandalimit të këtyre dukurive”, u shpreh ai.

Avdijaj po ashtu kishte edhe një këshillë për të gjithë ata që kur kanë probleme me depresion dhe me mendime negative, të mos hezitojnë ta vizitojnë psikologun.

Gjithashtu ai bëri thirrje që të luftohet stigma e vizitës te psikiatri, psikologu dhe psikoterapeuti.

“Këshilla ime do të ishte që fillimisht të luftohet stigma ndaj vizitës te psikiatri, psikologu dhe psiko-terapeuti, sepse kjo do t’i ndihmonte më shumë në trajtimin e shqetësimeve dhe problemeve me të cilat ata po përballen, dhe do t’i ndihmonte më shumë në parandalimim e shkuarjes drejt vetëvrasjes”, përfundoi psikoterapeuti Avdijaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori