Nëntë të vdekur nga përplasja në ajër pranë New Yorkut

Deborah Hersman, kryetarja Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, tha tw shtunwn në mbrëmje se një ekip hetimor ka filluar të mbledhë informacion dhe të dhëna për përplasjen që shkaktoi rënien në lumin Hadson të helikopterit dhe avionit.
Helikopteri me një pilot dhe pesë turistë italianë sapo ishte nisur nga një heliport në Manhatan. Avioni me një motor dhe dy pasagjerë ishte nisur nga aeroporti i Teterboros në New Jersey aty pranë.
Aksidenti ndodhi dje në mesditë në prani të shumë njerëzve që kishin dalë për të shijuar ditën e bukur me diell. Hersman tha se tre trupa janë nxjerrë nga lumi. /VoA/
Nga
Telegrafi
09/08/2009










































