LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 452 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.


Tutje në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes, transmeton Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste.

Komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste.

Komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori