LAJMI I FUNDIT:

Nëntë këshillat që të gjitha damat e mençura i dinë

Nëntë këshillat që të gjitha damat e mençura i dinë

Kjo është një listë që patjetër duhet të ndahet me vajzat tjera.

Është listë e shkurtë, mirëpo çdo pikë e saj është me vlerë të veçantë, transmeton Telegrafi.


Prandaj, është mirë që gjithmonë t’i rikujtoni këto këshilla të zakonshme dhe të thjeshta, por të cilat e mbajnë çdo person në rrugën e duhur.

– Pavarësisht se sa argëtuese është një festë, gjithmonë do të ndjeheni më mirë nëse zgjoheni në shtratin tuaj, e jo në dyshemenë e shoqes apo në shtratin e dikujt tjetër.

– Nëse nuk mund ta ndani mendjen se a doni të hani ndonjë fryt apo një copë çokollatë, vetëm pini një gotë ujë në vend të këtyre dyjave.

– Nëse është mesnatë dhe brengoseni se duhet t’i pastroni flokët, t’i hiqni qimet e këmbëve apo t’i lyeni thonjtë, vetëm vendosni të flini. Të gjitha këto gjëra mund t’i bëni në mëngjes, pasi që një fytyrë të lodhur apo diskonim të keq nuk mund ta fshihni lehtë gjatë ditës.

– Udhëtoni. Shfrytëzoni çdo mundësi për të vizituar vende të reja, pasi që udhëtimi është mënyra e përsosur për të fituar përvojë, njohuri, mençuri etj.

– Para se ta jepni mendimin tuaj apo të futeni në një argument mes dy njerëzve, gjithmonë pyeteni veten se a është kjo punë e juaja, apo a ka rëndësi ajo se çfarë thua ti. Nëse përgjigja është jo, pse ta humbni kohën?

– Shpenzimi i kohës dhe emocioneve në dikë që ju trajton keq është punë e doktorit, jo e juaja!

– Mes një romance me stuhi dhe mundësisë për të qenë e pavarur, gjithmonë zgjidheni këtë të fundit.

– Grindjet asnjëherë nuk ju shpijnë tek e vërteta, por vetëm mund t’ju bëjnë që të fitoni migrenën. Jepni fund argumenteve sa më herët që është e mundshme për të kursyer kohën dhe gjendjen tuaj normale.

– Disa ditë të shpenzuara në vetmi dhe qetësi të sjellin më shumë dobi sesa çdo masazh. /Telegrafi/