LAJMI I FUNDIT:

Nëntë ekipe të Ligës Premier kërkuan mbetjen e dënimi të Man Cityt për garat evropiane, mësohen emrat e tyre

Nëntë ekipe të Ligës Premier kërkuan mbetjen e dënimi të Man Cityt për garat evropiane, mësohen emrat e tyre

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar se nëntë ekipe të Ligës Premier kërkuan ndalimin e Manchester Cityt në garat evropiane.

Cityt iu dorëzua një ndalim fillestar dy vjeçar nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Liga e Evropës nga UEFA përsëri në muajin shkurt.

Sidoqoftë, ekipi i Pep Guardiolës e kishte hequr ndalesën pas një ankese, por rezulton se rivalët e tyre vendas ishin të gjithë në favor të dënimit të tyre.


Zyrtare: Merret vendimi nga CAS, City nuk përjashtohet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Zyrtare: Merret vendimi nga CAS, City nuk përjashtohet nga Liga e Kampionëve

CAS kanë zbuluar zyrtarisht se nëntë klubet angleze: Arsenal, Burnley, Chelsea, Leicester City, Liverpool, Manchester United, Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Wolves kërkuan mbetjen e dënimit për Cityn.

Pesë nga gjashtë klubet kryesore tradicionale donin ndalimin e Cityt ndërsa Leicester City, i cili përfundoi i pesti këtë sezon, gjithashtu i shkroi CAS-it në mars.

Ujqit gjithashtu kanë qenë në garë për një vend evropian këtë sezon, ndërsa Burnley dhe Newcastle United përfunduan në vendet 10-të dhe 13-të.

UEFA fillimisht pretendoi se City i kishte “mashtruar seriozisht” ata dhe kishte thyer rregullat e Fair Play Financiarit duke fryrë rreptësisht të ardhura nga sponsorizimi, akuza që dolën për herë të parë në emailet që u shfaqen në Der Spiegel në vitin 2018.

City në fund u dënua me një gjobë prej 10 milionë eurosh për mos bashkëpunimin me UEFA-n gjatë gjithë hetimeve, ndërsa aktvendimi nga CAS mohoi të ketë pasur ndonjë maskim të fondeve.

Problem për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Manchester City - Real Madrid: Britania merr vendim që udhëtarët nga Spanja duhet të futen në karantinë
Lexo po ashtu Problem për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Manchester City - Real Madrid: Britania merr vendim që udhëtarët nga Spanja duhet të futen në karantinë

“Manchester City nuk e ka maskuar fondin e kapitalit si kontribute sponsorizimi, por nuk ka bashkëpunuar me autoritetet e UEFA-s. Vendimi i CAS: Heqja nga pjesëmarrja në garat e klubit UEFA u largua, por u dlargua, por u dënuan me 10 milionë euro”.

Ndryshe, City do të rifillojë sezonin e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid më 7 gusht në ndeshjen kthyese të 1/8-tës, ndërsa kanë epërsi prej 2-1 nga ndeshja e parë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori