Përdorimi i celularëve nga nxënësit e arsimit parauniversitar, vijon të jetë një sfidë e madhe jo vetëm për trupat pedagogjike, por edhe për vetë institucionet arsimore vendore.
Pavarësisht masave të marra në nivel shkollash, drejtorishë arsimore, urdhërash dhe udhëzimesh nga ministria e Arsimit, fenomeni vijon të përhapet me shpejtësi, duke sjellë jo pak anomali përgjatë procesit mësimor.
Për të frenuar këtë femomen ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili synon që nxënësit e arsimit parauniversitar, si dhe mësuesit, ta kenë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit.
Udhëzimi këtë rradhë nuk ka si objekt vetëm nxënësit e sistemit parauniversitar, por edhe vetë mësuesit, që do të jenë duke punuar brenda shkollës.
Udhëzimi që mban firmën e ministreve Kushi dhe Ibrahimaj, kërkon qartazi ndalimin e përdorimit të telefonit cellular, si nga nëxnësit ashtu edhe nga trupa pedagogjike.
“Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e urdhrit për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla dhe për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare. Masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor të pasqyrohen në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor parauniversitar.”- thuhet në udhëzim.
Çfarë parashikon ligji?
Në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të mbahen telefona celular nga nxënësit dhe mësuesit. Në rast konstatimi të përdorimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit do të sekuestrojë telefonin celular, si dhe do të zbatojë masa disiplinore.
Telefonat e sekuestruar do të depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Për masat e marra ndaj nxënësit, njoftohen me shkrim prindit ose kujdestari ligjor i nxënësit.
Drejtoritë e institucioneve arsimore, nga ana tjetër, duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme të shkollës, duke përcaktuar masat për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.
Ato duhet të marrin masa për të organizuar takime me prindërit për njohjen me rregulloren e re; të vendosin në çdo klasë poster për ndalimin e telefonit celular; të sigurojnë nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të mësuesit të klasës me prindin ose kujdestarin ligjor, për ndalimin e marrjes së telefonit celular në mjediset e shkollës nga nxënësit; të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikim me prindërit e nxënësve dhe t’ia bëjnë me dije prindit deklaratën e përbashkët.
“Ato duhet të raportojnë me shkrim pranë institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, për masat e marra ndaj mësuesit, në rast të përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor. Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar duhet të monitorojnë masat e marra nga institucionet arsimore për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset shkollore, si dhe të depozitojnë pranë Policisë së Shtetit telefonat celular të sekuestruar nga shkollat. “- thuhet në urdhërin për “Për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare”./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City