LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit te ngrohjes qendrore të Obiliqit

Nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit te ngrohjes qendrore të Obiliqit

Në Komunën e Obiliqit, sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka thënë se “ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur!”


“Sot, bëhen gjashtë (6) vite prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Ligjin për Obiliqin, një ligj i cili ka krijuar mundësi të shumta për qytetarët e Obiliqit, ndaj pikërisht sot kam kënaqësi të ndaj me ju lajmin se kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit ‘Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq'”, ka shkruar Gashi në Facebook.