LAJMI I FUNDIT:

Nënshkrimi i MSA-së me Kosovën një nga ngjarjet e vitit 2016 sipas Mogherinit

Nënshkrimi i MSA-së me Kosovën një nga ngjarjet e vitit 2016 sipas Mogherinit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, me anë të një postimi në blogun e saj, ka listuar 12 ngjarjet e ndodhura përgjatë vitit 2016, të cilat, sipas saj, duhet të vazhdojnë edhe gjatë vitit që sapo ka ardhur.

Mes tyre,ajo ka përmendur edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian. Ajo pa ashtu ka përmendur edhe miratimin e reformës për drejtësi nga Shqipëria, kërkesën për anëtarësim në BE nga Bosnja e Hercegovina.


“Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të vitit 2016 për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnje-Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari Këshill i Stabilizim-Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në BE. Është privilegj për mua që kam folur përpara Parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE. Puna vazhdon për të zbutur plagët e së kaluarës për t’ju përgjigjur kërkesës për punë, në mënyrë të integruar dhe hapja e dritës jeshile sidomos për të rinjtë e këtij rajoni”, shkruan Mogherini në blogun e saj.

Lidhur me Kosovën, veç postimit të Mogherinit, ka qenë dhe vetë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për mediet kosovare, ka konfirmuar se mund të ketë dhe një tjetër mundësi për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, por kushti kryesor është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Ndër ngjarjet e tjera, Mogherini veçon Strategjinë Globale për politikën e jashtme të BE-së, marrëveshjen për refugjatët dhe partneritet i vërtetë me Afrikën. Përgjigjja ndaj terrorizimit dhe puna për të ardhmen e Sirisë, por edhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranin, Kubën, Kolumbinë, Afganistanin dhe vendet e Europës Lindore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori