LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e Vetëvendosjes: Harrojeni që mbahet në Kuvend seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Vetëvendosjes: Harrojeni që mbahet në Kuvend seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së senacës së Kuvendit, për t’u votuar mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

Mulhaxha-Kollçaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e papranueshme që për një nënkryetar të partisë si Agim Veliu nuk ja vlen të ndalet suksesi i kësaj qeverie, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se LDK është ajo që duhet të kërkojë falje pasi e ka quajtur Vetëvendosjen anti-amerikane.


Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se ka qenë ndër ithtarët më të mëdha të një koalicioni me LDK-në.

“Coronavirusi i ri është mjaft i rrezikshëm, por virusi i vjetër që e kemi prej 20 vitesh, korrupsioni siç po shihet po mbijeton dhe po tenton të kthehet në skenë”.

Mulhaxha-Kollçaku thotë se Kosova ka një sistem shëndetësor fragjilë pavarësisht se është paraqitur sikur jemi në Zvicër.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes është shprehur kundër mbajtjes së një seance parlamentare siç po kërkohet nga LDK-ja për shkarkimin e qeverisë pasi sipas saj nuk i plotëson kushtet salla e kuvendit.

“Seanca e Kuvendit nuk ka shanca të mbahet në këto kushte. Harrone që mbahet seanca në këto rrethana”, tha ndër të tjera Fatmire Mulhaxha-Kollçaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori