Nënkryetari i Obiliqit përcjell nga afër projektin preventiv “Fluorizimi i dhëmbëve të përhershëm”

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Brikenda Pllana Mehani dhe Drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, kanë përcjellë nga afër projektin preventiv “Fluorizimi i dhëmbëve të përhershëm” për nxënësit e klasëve të Vl (gjashta) të shkollave fillore të Komunës së Obiliqit, i cili po realizohet nga Qendra Mjekësisë Familjare në Milloshevë.
Me këtë rast, nënkryetari Mjekiqi foli edhe për shëndetin oral.
“Jemi të përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet tona shëndetësore, të ofrojmë shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për fëmijët. Kujdesi për shëndetin oral që në moshë të hershme nënkupton një brez më të shëndetshëm për të ardhmen"./Telegrafi/


















































