LAJMI I FUNDIT:

Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara

Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara

Jeta e nënave beqare mund të jetë sfiduese, por stereotipi se ato asnjëherë nuk kanë mjaftueshëm kohë duhet të harrohet.

Sociologet Joanna Pepin, Liana sayer dhe Lynne Casper kanë kryer disa hulumtime duke u bazuar në të dhënat që i kanë mbledhur nga më shumë se 23,000 gra amerikane beqare e të martuara që kanë fëmijë më të vogël se 13 vjeç, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë treguar se gratë e martuara faktikisht kanë qenë ato që shpenzojnë më së paku kohë duke u relaksuar dhe duke fjetur, krahasuar me gratë e shkurorëzuara ose ato që nuk janë martuar asnjëherë.

Hulumtuesit thonë se kjo mund të jetë për shkak se nënat e martuara shpesh ndjejnë presion për t’i prioritizuar punët e shtëpisë në vend të pushimit.

Nënat beqare i shpenzojnë rreth 4 orë duke bërë aktivitete të kohës së lirë, ndërkaq të martuarat 3 orë e 23 minuta.

Gratë e martuara gjithashtu e ndjejnë nevojën për të bërë më shumë punë të shtëpisë në mënyrë që t’i arrijnë pritshmëirtë rreth “sjelljes së duhur” të një gruaje dhe nëna e cila gatuan dhe i pastron rrobat. /Telegrafi/