LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Xhenetës akuzon inspektoren e Komunës: E paralajmërova kur i hoqi dërrasat që mbronin fëmijët, më tha mshile gojen moj flliqtejk (Video)

Nëna e Xhenetës akuzon inspektoren e Komunës: E paralajmërova kur i hoqi dërrasat që mbronin fëmijët, më tha mshile gojen moj flliqtejk (Video)

Nëna e trevjeçares që humbi jetën në Prizren, fajëson komunën për tragjedinë e familjes së saj.

Lirije Gashi, nëna e trevjeçares. Xheneta Gashi e cila humbi jetën pasi iu shemb një pjesë e shtëpisë mbi të, ka rrëfyer në “Info Magazine” të Klan Kosovës se si e ka humbur jetën vajza e saj.


Ajo ka treguar se ka qenë në shtëpi kur është shembur një pjesë e shtëpisë. Menjëherë ka dalë në rrugë, e ka ndaluar një makinë dhe e ka dërguar vajzën ne emergjencë, ku ka marrë lajmin se vajza e saj ka ndërruar jetë.

“Dy javë para se të ndodh rasti, ka ardhur Komuna dhe e ka vizituar shtëpinë. Unë i pata vendosur disa dërrasa dhe disa tavolina për ta mbajtur shtëpinë, e cila vazhdimisht ka rrezikuar të shembet. Komuna së bashku me Policinë e kanë larguar dërrasat dhe tavolinat që i kam vendosur unë”, ka thënë ajo.

Ajo ka akuzuar si fajtore kryesore për këtë rast, një inspektore të komunës e cilën e quante Dashe, të cilës pretendon t’i ketë thënë se nëse i largon dërrasat, me ç’rast rrezikon shembjen e shtëpisë, ajo do t’i bartte pasojat.

“Dashja i ka hjekë edhe më ka tha: ‘Mshile gojen moj flliqtejk rri qaty’”, ka thënë ajo.

Lirija thotë se është e ndarë prej burrit dhe se ai nuk ka dashur të dijë asgjë për fëmijët.

“Jetoj me social prej 60 euro në muaj. Nuk kam vend tjetër ku të shkoj. Më duhet të kthehem prapë në atë shtëpi”, ka theksuar nëna e Xhenetës e cila shton se njerëzit vullnetmirë e kanë ndihmuar, ndërsa lutet që t’ia sigurojnë një objekt banimi. /Telegrafi/