LAJMI I FUNDIT:

Nëna e tij vërejti se dy peshkaqenë po vinin në drejtim të tij, bërtet si e çmendur – notari rrëfen tmerrin e përjetuar

Nëna e tij vërejti se dy peshkaqenë po vinin në drejtim të tij, bërtet si e çmendur – notari rrëfen tmerrin e përjetuar

Një anëtar i ekipit të notarëve paraolimpikë të Spanjës u detyrua të largohej me shpejtësi nga dy peshkaqenë të cilët gjendeshin afër tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ariel Schrenck i cili nxitoi pasi dëgjoi nënën e tij duke bërtitur nga vija e bregut kur ajo vuri re kafshët që po shkonin në drejtim të tij.


Drama ndodhi në plazhin e Sant Pol në Costa Brava, afër nga vendpushimi i famshëm i Lloret de Mar.

Ariel, pjesë e skuadrës spanjolle që mori pjesë në Kampionatin Botëror të Parë të Notit të vitit të kaluar në Londër, ishte duke stërvitur në atë kohë.

Peshkaqenë ishin më pak se 300 metra larg tij kur plazhistët, përfshirë prindërit e tij, i dalluan.

Pamjet e pabesueshme të frikës treguan se Ariel po shpejtonte në ujë për të provuar të arrinte shkëmbinjtë përpara se të përballej me ata.

Dhe lidhur me këtë, ka folur 19-vjeçari, i cili është ende duke u përpjekur të rikthehet në formën e lartë pas disa javësh që nuk mund të përdorte një pishinë ose të shkoj në det për shkak të bllokimit të coronavirusit.

“Unë u ndalova për një sekondë për të marrë frymë kur pashë nënën time duke bërtitur si një e çmendur”.

“Ndjeva panik të tmerrshëm në atë moment dhe fillova të notoj si i çmendur. Unë mendoj se janë 100 metrat më të shpejtë që kam bërë”.

Ndërsa nëna e Ariel, Karolina Martinez i tha transmetuesit spanjoll La Sexta: “Unë u përqendrova të bërtisja tek ai për ta bërë atë të dilte nga uji. Ishte një përvojë shumë e frikshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori