LAJMI I FUNDIT:

Nëna e të plagosurit në Shtërpcë: Nuk u qëllua mbi ta, të dy u lënduan nga plumbi që u dëbua nga asfalti

Nëna e të plagosurit në Shtërpcë: Nuk u qëllua mbi ta, të dy u lënduan nga plumbi që u dëbua nga asfalti

Nëna e të lënduarit në incidentin e djeshëm në fshatin Gotovushë afër Shtërpcës, Zorica Stojanoviq, ka deklaruar se sipas informacioneve që ka, personi i dyshuar për plagosjen e djalit të saj Stefan Stojanoviq nuk ka shtënë në drejtim të tyre, por se plumbi është kthyer nga asfalti (rikoshet) dhe plagosi djalin e saj në shpatull.

“Nuk e kam ditur se çfarë dhe si ka ndodhur, vetëm e kam ditur se ka qenë i plagosur. E kanë bllokuar rrugën, mezi kemi arritur të gjallë në Shtërpcë. Në Shtërpcë e kanë trajtuar plagën. E kanë parë si është dhe e kanë dërguar në Spitalin e Llaplesellës [në Graçanicë]”, tha ajo, raporton ”Danas”.

Ajo ka shtuar se, siç ishte informuar, fëmijët po luanin me pemën e Krishtlindjes pranë rrugës.

“Meqë ishte nata e Krishtlindjes ata po bënin fotografi në Gotovushë dhe aty kishte ardhur një shqiptar, nuk e di kush. Ai ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta (të rinjtë). Përveç djalit tim është plagosur edhe një i ri. Faleminderit Zotit që është gjallë dhe mirë”, tha Zorica Stojanoviq, transmton Telegrafi.

Avokati Kujtim Kërveshi ka reaguar mbrëmë pas rastit në Shtërpcë, ku u plagosën dy të rinj, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 21 vjeçar.

Kërveshi në një postim në Facebook ka reaguar pasi edhe nëna e të riut të plagosur në Shtërpcë tha se i dyshuari ka shtënë në drejtim të asfaltit, e pastaj plumbi ka goditur djalin e saj.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasi ka dhënë detajet rreth plagosjes së dy personave të premten në Shtërpcë, ka kërkuar nga gjykata që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Plagosja e djeshme e dy serbëve në afërsi të fshatit Drajkovc, komuna e Shtërpcës, është dënuar nga zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori