Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, mbrëmjen e djeshme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo u martua me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, në një ceremoni të mahnitshme në Prishtinë.


Të ftuar qenë shumë figura publike të fushave të ndryshme, e për të pati persona që erdhën enkas nga jashtë trojeve shqiptare.

Screenshot 12 25 Foto: Screenshot/Instagram

E ftuar speciale ishte edhe nëna e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës, psikiatrja Vera Ora.

E njëjta ndau disa pamje nga ceremonia e po ashtu mori gjithë vëmendjen me dukjen.

Screenshot 3 32 Foto: Screenshot/Instagram

Vera kishte bërë një përzgjedhje të veçantë, një fustan shumëngjyrësh të gjatë.

Në dasmë atmosfera ishte e mrekullueshme, me katër fustane nusërie që ndërroi Dafina e me këngëtarë të shumtë që performuan. /Telegrafi/

Screenshot 4 33 Foto: Screenshot/Instagram