LAJMI I FUNDIT:

Nëna e një nxënëse në Maqedoni sulmon mësuesen në mbledhje prindërore, ndërhyn policia

Nëna e një nxënëse në Maqedoni sulmon mësuesen në mbledhje prindërore, ndërhyn policia

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Policinë e Berovës është denoncuar një 39-vjeçare me iniciale M.E., pasi siç thuhet, ka sulmuar mësuesen e bijës së saj gjatë mbledhjes prindërore.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penale kundër M.E.(39) nga Berova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “cenim i sigurisë””.


“Më datë 13.11.2023 në shkollë fillore në Berovë, gjatë mbledhjes prindërore, e denoncuara ka sulmuar mësuesen”, thuhet në njoftim.