LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Neymarit ndahet nga i dashuri 23-vjeçar, pasi zbuloi se ai ka qenë në lidhje me disa meshkuj

Nëna e Neymarit ndahet nga i dashuri 23-vjeçar, pasi zbuloi se ai ka qenë në lidhje me disa meshkuj

Nëna e futbollistit Neymar thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj i ri 23-vjeçar, pasi zbuloi se ai kishte pasur marrëdhënie me një varg meshkujsh, thuhet sipas raportimeve të fundit në Brazil.

Ylli i Paris Saint-Germain dha bekimin e tij kur nëna e tij 52-vjeçare Nadine Goncalves, deklaroi dashurinë e saj për 23-vjeçarin Tiago Ramos më pak se dy javë më parë.

Por tani duket se Nadine i ka dhënë fund marrëdhënies pasi zbuloi se ai kishte takuar burra të ndryshëm përpara takimit të tyre të parë, shkruan DailyMail.


Tiago, i cili është gjashtë vjet më i ri se Neymar, kinse u takua me kuzhinierin personal të PSG dhe yllit të Brazilit, Mauro përpara se të përfshihej romantikisht me nënën e sulmuesit.

Është pohuar gjithashtu se ai ishte duke takuar një aktor të njohur brazilian dhe komedian të quajtur Carlinhos Maia.

Raportet nga Brazili shprehen se Ramos është një model, i cili është gjithashtu pjesë e një ekipi lojrash të quajtur 4K Easy. Megjithatë, mbetet e paqartë kur ai filloi të takonte nënën e Neymar, megjithëse Ramos ishte fotografuar në festën e ditëlindjes së lavdishme të ish-yllit të Barcelonës në shkurt.

Neymar dhe Tiago Ramos (Foto: Instagram)

Tiago tani thuhet se është përsëri me familjen e tij në Brazil pasi u largua nga rezidenca e Nadine.

Ai publikoi një video në Instagram ku shihej duke luajtur një lojë kompjuterike me nënën dhe motrën e tij të mërkurën.

Lajmi vjen më pak se dy javë pasi Nadine konfirmoi lidhjen përmes një fotografie të pblikuar në Instagram, ku shihej duke u përkëdhelur me Tiagon.

Neymar (Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Neymar më pas la një koment të përzemërt në këtë postim, ku shkruhej: “Bëhu nënë e lumtur. Të dua”.

Nadine ishte martuar me babanë e Neymar, dhe agjentin, Wagner Ribeiro për 25 vjet – por ata u ndanë në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk 'godet' me deklarata për babanë e saj: Ai është një fëmijë patetik, pse duhet të kem frikë prej tij?

Vajza transgjinore e Elon Musk 'godet' me deklarata për babanë e saj: Ai është një fëmijë patetik, pse duhet të kem frikë prej tij?

Magazina
Laert Vasili befason me deklaratën në BBVA, thotë se rrjedh nga i njëjti trung familjar me Slobodan Milosheviqin?

Laert Vasili befason me deklaratën në BBVA, thotë se rrjedh nga i njëjti trung familjar me Slobodan Milosheviqin?

Magazina
Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar - e bënë vetëm për klikime

Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar - e bënë vetëm për klikime

Magazina
Diana i reagon Arionit, pasi ky i fundit dyshohet se e ofendoi me fjalë denigruese në rrjetet sociale?

Diana i reagon Arionit, pasi ky i fundit dyshohet se e ofendoi me fjalë denigruese në rrjetet sociale?

Magazina
Driloni njofton se po ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike që ajo i publikoi pa autorizim

Driloni njofton se po ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike që ajo i publikoi pa autorizim

Magazina
Kalo në kategori