LAJMI I FUNDIT:

Nëna e lë djalin 17-muajsh në veturë dhe shkon në punë, temperaturat prej 34 gradëve në Florida bënë që vogëlushi pas tetë orëve të ndërron jetë (Video)

Nëna e lë djalin 17-muajsh në veturë dhe shkon në punë, temperaturat prej 34 gradëve në Florida bënë që vogëlushi pas tetë orëve të ndërron jetë (Video)

Në Florida të SHBA-ve është gjetur e vdekur një foshnje 17-muajshe brenda një veture.

Nëna e foshnjës Midelmiss Leyesly, 26-vjeçe, kishte lënë të birin Damon Cruz në veturën e nxehtë derisa ajo ishte në punë, ku kishte qëndruar më shumë se tetë orë, transmeton Telegrafi.


Policia ka njoftuar se vogëlushi është gjetur i vdekur në veturën e parkuar në qytetin Pembroke Pines në Florida. Sipas raportit të policisë, kjo nënë kishte shkuar atë ditë në punë dhe brenda veturës kishte lënë djalin e vogël,.

Një kalimtare rastit kishte mbetur e shokuar kur rreth orës 17 pa foshnjën e vdekur brenda veturës.

“Kam qenë e shokuar, nuk e dija se kishte vdekur, dukej sikur po flinte”, ka shtuar dëshmitarja e cila i kishte telefonuar me urgjencë policisë.

“Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të zjarrfikësve mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por dështuan ta rikthejnë në jetë djaloshin që e shpallën të vdekur.

Mediat amerikane raportojnë se temperaturat atë ditë silleshin nga 32 deri në 34 gradë celsius, dhe duket se nxehtësia e madhe kishte ndikuar që vogëlushi të humb jetën.

“Ta lësh djalin e vogël në veturë, gjithmonë ekziston një rrezik i madh, e në veçanti gjatë verës, kur temperaturat arrijnë mbi 38 gradë celsius”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Ky është fëmija i 24-të që gjatë këtij viti ka humbur jetën në SHBA, ku prindërit apo të afërmit i kanë harruar brenda veturave në temperatura të larta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Sa seriozisht duhet të merret retorika bërthamore e Iranit?

Sa seriozisht duhet të merret retorika bërthamore e Iranit?

Azia
Kalo në kategori