LAJMI I FUNDIT:

Nën moton ‘Ne ruajmë, ne mbrojmë, ne sigurojmë’’, realizohet projekti me aktivitet një ditor në Mitrovicë

Nën moton ‘Ne ruajmë, ne mbrojmë, ne sigurojmë’’, realizohet projekti me aktivitet një ditor në Mitrovicë

Bazuar në konceptin e Strategjisë së Policimit në Bashkësi, si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme policore në fushën e parandalimit dhe vetëdijesimit për dukuritë negative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, në bashkëpunim me klubin e çiklizmit “Trepça’’ në Mitrovicë, ka realizuar projektin me moton ‘Ne ruajmë, ne mbrojmë, ne sigurojmë’.

Ky projekt u është dedikuar të gjitha shtresave të shoqërisë, ku përmes motove të shkruara që kanë bartur çiklistët duke defiluar me biçikleta nëpër rrugë të qytetit, e në veçanti në rrugë afër zonave shkollore, synohet që të përçohen mesazhe shumëdimensionale që do të ndikonin në vetëdijesimin dhe parandalimin e dukurive negative, transmeton Telegrafi.


Motot pasqyrojnë mesazhe kundër dukurive negative, kundër dhunës, kundër përdorimit të lëndëve narkotike, mesazhe për sigurinë në trafikun rrugor dhe sigurinë e përgjithshme.


Realizimi i këtij projekti edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë, që në partneritet me komunitetin dhe OJQ- të, siç është klubi i çiklizmit “Trepça’’, të shërbejë si model i bashkëpunimit të ndërsjellë në promovimin e vlerave individuale, kolektive për një ngritje të vetëdijesimit në parandalim të dukurive negative dhe kontribut në sigurinë e përgjithshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori