LAJMI I FUNDIT:

Negociatat në mes Maqedonisë dhe BE-së, Hahn: Tani më s’ka argumente

Negociatat në mes Maqedonisë dhe BE-së, Hahn: Tani më s’ka argumente

Është e qartë se Franca për momentin nuk e dëshiron zgjerimin, tha Johannes Hahn për “ARA”, pas që Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi veto për mosdhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Hahn përsëri do të vlerëson të njëtën temë si “Histori të papërfunduar” gjatë presidencës kroate me BE-në.


“Mund të anuloni njëherë, dhe atëherë mund të ketë argumente. Mund të sqarohet edhe për herë të dytë, kur afatet ishin ngarkesë për bundestagun gjerman. Por, sinqerisht tani më nuk ka argumente”, tha Hahn për shtyrjen e dytë të fillimit të bisedimeve me BE-në.

Ai thotë se dëshira për të reformuar metodologjinë është e saktë, por shtoi se nuk është propozim, por vetëm “ide e plasuar”. Ai gjithashtu i rekomandon Parisit se pranimi nuk është i pakthyeshëm, duke cituar kriteret e Kopenhagës.

I pyetur nëse zhvillimet aktuale po rrisin ndikimin e Kinës, Rusisë dhe Turqisë në rajon, Hahn tha se tre të katërtat e tregtisë së Ballkanit Perëndimor janë me Evropën dhe asgjë nuk do të ndryshojë.

Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tregojnë se sa e brishtë është situata politike e brendshme./Telegrafi/