LAJMI I FUNDIT:

Nedellkov: Nuk do të ishte korrekte nëse nuk nënshkruaja rritjen e pagave në arsim

Nedellkov: Nuk do të ishte korrekte nëse nuk nënshkruaja rritjen e pagave në arsim

Jakim Nedellkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka dërgua letër deri tek anëtarët e sindikatës, duke u përgjigjur rreth paqartësive në bisedimet me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave me bindjen se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje me atë se sa dhe kur do të ketë rritje të pagave gjatë vitit 2020.

Qeveria vendosi që nga një shtatori tu rriten pagat të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme prej pesë përqind, ndërsa të njëjtën ditë sindikalistët mbajtën grevë të cilët kërkuan rritje të pagave prej 25 përqind.


“Nënshkrimi i marrëveshjes për rritjen e pagave në veprimtarinë arsimore prej pesë përqind nuk do të thotë se anëtarët e SASHK-ut dhe në përgjithësi në fushën e arsimit janë mashtruar nga ana e kryetarit të SASHK-ut, sepse në të gjitha deklaratat kemi theksuar se përshëndesim angazhimin e Qeverisë për rritjen e pagave në arsim, por edhe publikisht kemi shprehur pakënaqësi për shumën e rritjes së pagave, e cila është simbolike dhe e pamjaftueshme”, shkruan Nedellkov.

Ai shton se nuk do të ishte korrekte ndaj anëtarëve të SASHK-ut nëse nuk do të pranonte marrëveshjen e rritjes së pagave prej pesë përqind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori