LAJMI I FUNDIT:

Nebi Hoxha: Procesi i Berlinit ishte një iniciativë e qëlluar, s’pati nevojë për Ballkanin e Hapur

Nebi Hoxha: Procesi i Berlinit ishte një iniciativë e qëlluar, s’pati nevojë për Ballkanin e Hapur

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, ka shprehur vlerësimin e tij për Procesin e Berlinit, por jo edhe për Ballkanin e Hapur. Mos përfshirja e Kosovës në këtë të fundit, sipas tij, pritet të paraqesë probleme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Hoxha, në një intervistë për “KosovaPress”, deklaroi se sfidë tjetër mes dy vendeve mbetet edhe stagnimi i ndërtimit të autostradës nga Shkupi në drejtim të kufirit me Kosovën.


“Barrierat e tjera janë rasti i iniciativës së Open Ballkan, ku në këtë iniciativë Kosova nuk është e inkuadruar. Ne si Odë Ekonomike jemi promovues të Procesit të Berlinit ku veç kishim iniciativa të ngjashme dhe Kosova ishte pjesë e Procesit të Berlinit dhe një iniciativë e tillë ku Kosova nuk është e përfshirë në këtë hartë apo në këtë grup do të ndikojë shumë sepse e dimë që Kosova është pjesa qendrore e Ballkanit dhe gjithçka qarkullon përmes Kosovës , dhe do kishte benifite edhe vetë Kosova dhe shtetet e rajonit nëse do të ishte një proces inkluziv i të gjitha shteteve të Ballkanit”, thekson ai.

Hoxha thotë se si odë janë pro të gjitha iniciativave me kusht që aty të jenë të përfshira të gjitha vendet e rajonit.

Hoxha gjithashtu tha se Procesi i Berlinit ishte një iniciativë e qëlluar, s’pati nevojë për Ballkanin e Hapur.

“Ne jemi pro të gjitha iniciativave për rritjen e qarkullimit, për heqjen e barrierave, për lirinë e shërbimeve e kështu me radhë. Por ne jemi për inkluzivitet të të gjitha vendeve pa përjashtim, sepse nëse veç paraqiten përjashtime, do të paraqiten probleme dhe barriera të shumëfishta që duhet të tejkalohen në forma të ndryshme. Kështu që mendoj se Procesi i Berlinit ishte një iniciativë e qëlluar, por jo e realizuar deri në fund, dhe doli një iniciativë e re, e cila mendoj se është e ngjashme me Procesin e Berlinit, kështu që nuk ishte e nevojshme të ngrihet një iniciativë e tillë”, thotë ai.

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Gjermani, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ndër të tjera Hoxha thotë se ka mbi një dekadë që Oda Ekonomike Veri-Perëndimore po apelon në Qeverinë e Maqedonisë Veriore që të përshpejtohet procesi i investimit respektivisht ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, ku nga ana tjetër, veçse Kosova ka përfunduar një autostradë moderne.

Hoxha shtoi se barrierë mbetet edhe mos përfundimi i autostradës nga Shkupi në Bllacë/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori