LAJMI I FUNDIT:

Në Vushtrri 120 raste aktive me coronavirus, 50 mostra tjera në pritje të rezultateve

Në Vushtrri 120 raste aktive me coronavirus, 50 mostra tjera në pritje të rezultateve
Numri i rasteve të përgjithshme me COVID-19, 8 qershor

Sot në Vushtrri janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me coronavirus derisa një person tashmë rezulton i shëruar nga virusi.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli thotë se rasteve të reja me COVID-19 u dihet burimi i infeksionit.


“Janë kontakte familjare ose kontakte nga vendi i punës me persona që më herët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Meholli ka treguar edhe numrin e rasteve aktive me coronavirus në Komunën e Vushtrrisë.

“Aktualisht kemi 120 raste aktive me coronavirus. Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve si pasojë e kontakteve”.

Meholli thotë se të prekurit janë të moshave të ndryshme dhe fillojnë nga mosha 6 vjeçare.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se sot në Vushtrri janë marrë rreth 50 mostra rezultatet e të cilave pritet të dalin nesër.

Ai thotë se rastet e kontakteve janë në vet izolim deri në pritje të rezultateve dhe janë duke u monitoruar nga institucionet përgjegjëse./Telegrafi/