Autoritetet e qytetit Ho Chi Minh në Vietnam urdhëruan hapjen e hetimeve lidhur me vjedhjen e 658 milionë dollarëve nga mashtrimet që lidhen me ofertat fillestare të monedhave (ICO) në kriptovaluta.
Fillimi i hetimeve ishte një përgjigje ndaj protestuesve që u mblodhën në qendër të qytetit për të kërkuar kthimin e parave të tyre.
Fotografitë e postuara në Facebook, treguan se dhjetra njerëz ishin mbledhur përpara kompanisë Modern Tech me parulla duke thënë se “Kriptovalutat – mashtrimet më të mëdha në shumë nivele, me më shumë se 15 trilionë dong”, të konvertuara në 658 milionë dollarë.
Ata kërkuan kompensim nga kompania, e shpallur si përfaqësuese zyrtare në Vietnam për dy ICO-të nga iFan i Singaporit dhe Pincoin i Dubait.
Një ICO është një mjet për të mbledhur fonde përmes të cilave kompanitë lëshojnë token dixhital në këmbim të kriptovalutave si Bitcoin
Autoritetet thonë se Modern Tech është një kompani vietnameze që u regjistrua më 31 tetor, por u mbyll përkohësisht më 3 mars të këtij viti.
Sipas mediave lokale, shkruan Nikkei, përcjell Telegrafi, janë rreth 32 mijë investitorë humbën deri në 660 milionë dollarë.
Një video e postuar në mediat sociale tregoi personelin e Modern Tech që shfaqnin rendiment të lartë që pritej nga investimi në dy ICO-të. Modern Tech premtoi një kthim vjetor mbi 570 për qind, krahasuar me 16 për qind për depozitat bankare ose 17 për qind për investime në pasuri të paluajtshme.
iFan u prezantua si ‘rrjeti më i avancuar social’ për të famshëm dhe artistë, duke u mundësuar atyre të lidheshin me miq të cilët mund të tregonin interes për albume muzikore dhe bileta të koncerteve.
Pincoin u tregua thjesht si një ‘mundësi investimi’ që premton deri në 40 për qind të kthimeve mujore. BehindMLM në shkurt prezantoi një analizë duke vënë në dukje se metoda e blerjes së Pincoin dhe natyra e errët ishin karakteristikat e një skeme ‘ROI Ponzi’.
Qeveria vietnameze, duke kërkuar të mbrojë të drejtat e investitorëve, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Bankës Qendrore që shpejt ta kompletojë një kuadër ligjor për menaxhimin e kriptovalutave në vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë