LAJMI I FUNDIT:

“Në veri veprojnë grupe kriminale, janë të regjistruar si klub sportiv”

“Në veri veprojnë grupe kriminale, janë të regjistruar si klub sportiv”

Deputeti i LDK-së, Anton Quni dhe ai i VV-së, Glauk Konjufca, kanë folur për një grup serbësh, që sipas tyre janë regjistruar si klub sportiv por që kanë kryer veprime kriminale.

Konjufca ka deklaruar se ai grup nuk ka të bëj asgjë me sportin dhe se ato janë grupe paramilitare që janë futur nga Serbia dhe që janë të armatosur “gjerë në dhëmbë”.


Ndërsa, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se po bëjnë disa herë debate, duke u bërë palë mes vete, por jo të bëhen bashkë dhe palë ta kenë Serbinë.

Sipas tij, nuk kanë qenë të zotët ta nxjerrin një rezolutë të përbashkët, si pasojë e mos pasjes së një platforme.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri tha se gjendja në dialog dhe rezultatet e dialogut janë faktike e jo fjalë.

Tahiri tha se me Serbinë kanë folur tri herë, në Rambuje kur Serbia bënte gjenocid në Kosovë, që sipas saj, disa largpamës thoshin se nuk duhet biseduar, por që në fund doli se ato biseda sollën lirinë. Po ashtu, tha se në vitin 2006, biseduar në Vjenë, të cilat kanë sjell pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, ka mohuar se ka grupe paramilitare në veri. Sipas saj, qytetarët serb hyjnë në Kosovë duke u legjitimuar në kufi, që sipas Tahirit është ndryshim i madh.

Ajo tha se nuk do të ndodh asnjë aneksim të veriut dhe ka kërkuar të mos frikësohet askush rreth kësaj çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori