Në verë i padëshiruar, tani Harry Maguire zgjidhet lojtari i muajit në Ligën Premier

184:"Soccer Football - Premier League - Manchester United v Luton Town - Old Trafford, Manchester, Britain - November 11, 2023 Manchester United's Harry Maguire in action REUTERS/Phil Noble 7:"REUTERS
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është zgjedhur lojtari më i mirë Ligës Premier për muajin nëntor.
Ndonëse prej kohësh është shënjestër e kritikave, Maguire fitoi përballë konkurrencës së fortë.
Ai u ishte më i mirë se sa Jeremy Doku i Manchester Cityt, Raheem Sterling i Chelsea dhe ylli i ri i Newcastle, Anthony Gordon.
Manchester United as këtë sezon nuk po luan sigurt, por i fitoi të tria ndeshjet në kampionat gjatë muajit nëntor.
Djajtë e Kuq mundën Fulhamin dhe Lutonin me rezultat 1-0 dhe Evertonin 3-0.
Në këto ndeshje ku nuk pranuan gol, pa dyshim që Harry Maguire ishte prej më të mirëve në fushë.
Për momentin, Manchester United është në vendin e shtatë në renditje me 12 pikë prapa liderit Arsenal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































