LAJMI I FUNDIT:

Në vend të veturës klasike sollën diçka moderne, Land Rover Defender modifikohet nga kompania italiane

Në vend të veturës klasike sollën diçka moderne, Land Rover Defender modifikohet nga kompania italiane

Në kompaninë italiane Ares po ofrojnë versionin e modernizuar – pra të punuar nga e para, veturën ikonë të Britanisë së Madhe për të cilën duhet ndarë një shumë e majme e të hollave.

Ares është një prej kompanive të shumta që merren me modifikimin e veturave që kryesisht kanë lënë gjurmë në autoindustri, ku kësaj radhe ata ia “vunë syrin” një Land Roveri Defender legjendar, ku në vend se të ruajnë karrocerinë klasike, arritën ta shndërrojnë në një veturë luksoze që u punua nga “zero”, transmeton Telegrafi.


Kompania me seli në Modena të Italisë, vuri nën kapak motorin 5.3 litërsh V8 me benzinë që prodhon 360 kuaj-fuqi, dhe falë ndërruesit automatik fuqinë motorike e bartë në të katër rrotat.

Kjo veturë tani është e veshur brenda e tëra me lëkurë dhe zërim të avancuar, instrument tabelë të modifikuar si dhe ekrane të ndjeshëm në prekje.

Ka edhe fellnet unike 18-inç prej alumini si dhe gomat “off-road” nga kompania Cooper. Megjithatë për ta pasur një “bishë” të tillë në garazh duhet ndarë një shumë e majme e parave.

Bëhet fjalë për 235 mijë euro që Defender V8 Hardtop të qëndrojë i parkuar në garazh apo para shtëpisë suaj. /Telegrafi/