LAJMI I FUNDIT:

NË VARRIMIN TIM

NË VARRIMIN TIM

Poezi nga: Noam Horev
Përktheu: Felicita Jakoel

Në varrimin tim
Nuk dua të jeni të dëshpëruar
Pa lule të shkreta e qirinj të trishtuar
Vërtet, s’ka nevojë për fjalim që të prek
Ejani me qejf dhe sillni byrek


Në varrimin tim
Mos u vishni me të zeza, mos mbani zi
Mos shkruani do ta kujtojmë në
përjetësi
Organizoni një Di-Xhej dhe sillni raki
Në se të gjithë vdesim, le të jetë me qejf e qetësi

Në varrimin tim
Mos iu ktheni të njëjta fjalimeve
“Ishte i bukur, i mençur, i ndjeshëm ndaj prindërve”
Sillni ëmbëlsira dhe kafé ekspres
Shkëmbeni shakara, ju premtoj se do qesh

Në varrimin tim
As për një çast mos ndërprisni harenë e gazin
Ju lutem pa citate “ku e kam djalin”
Ose: do të na mungojë, e ashtu e kështu
Festoni atë që nesër do të jeni këtu

Në varrimin tim
Shfrytëzojeni çdo dite të dhëne deri në fund
Shkoni në det e shëtisni gjithkund
Flisni kotësira e përqafohuni fort
Më lini të vdes ashtu siç desha të jetoj