LAJMI I FUNDIT:

Në Universitetin e Mitrovicës aplikojnë 2027 kandidatë

Në Universitetin e Mitrovicës aplikojnë  2027 kandidatë

Në një komunikatë për media nga zyra e informimit e Universitetit të Mitrovicës, thuhet që në këtë universitet kanë aplikuar 2027 kandidatë për t’u bërë pjesë e studimeve në këtë Universitet.

Sipas komunikatës, në Universitet do të pranohen 1460 studentë. Provimet pranuese do të mbahen të mërkurën (20 korrik 2016), prej orës 9:00 dhe prej orës 12:00, në të gjitha fakultet.

“Interesimi më i madh, ashtu sikur në vitet tjera, ka qenë për Fakultetin e Edukimit, ku për 173 vende kanë aplikuar 984 kandidatë. Në Fakultetin Juridik, për 161 vende kanë aplikuar 376 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik për 230 vende kanë aplikuar 366 kandidatë.

Interesimi ka qenë i mirë edhe për programet teknike. Në Fakultetin e Gjeoshkencave. për 207 vende kanë aplikuar 73 kandidatë, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore për 208 vende kanë aplikuar 112 kandidatë, ndërsa në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike për 481 vende kanë aplikuar 152 kandidatë.

Provimet pranuese do të mbahen të mërkurën (20 korrik 2016) në të gjitha fakultetet. Prej orës 09:00 provimet mbahen për kandidatët që kanë aplikuar në Fakultetin e Gjeoshkencave, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike. Në këto fakultete provimit do t’i nënshtrohen vetëm ata kandidatë që nuk e kanë provimin e maturës.

Prej orës 09:00 provimi pranues do të mbahet për kandidatët e Fakultetit Juridik, prej orës 12:00 për kandidatët e Fakultetit Ekonomik dhe prej orës 15:00 dhe 17:00 për kandidatët e Fakultetit të Edukimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori