LAJMI I FUNDIT:

Në Ulqin promovohet libri “Një shqiptar në CIA”

Në Ulqin promovohet libri “Një shqiptar në CIA”

Libri biografik “Një shqiptar në CIA”, i autorit Bashmir Xhemaj, është promovuar para lexuesve të Ulqinit. Ngjarja është organizuar nga Kuvendi Komunal i Ulqinit dhe nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka falënderuar ulqinakët për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për lirinë dhe pavarësinë, duke folur për nevojën e shkëmbimeve edhe më të mëdha sa i përket librave dhe fushave të tjera. Adri Nurellari ka thënë se “ky libër i hulumtuar gjatë dhe i mbështetur në arkiva të shumta, ofron një kontribut të jashtëzakonshëm për historiografinë shqiptare”. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ilir Çapuni, ka premtuar edhe më shumë ngjarje të tilla, ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, ka përgëzuar autorin që ka zgjedhur Ulqinin si qytetin e parë për ta promovuar këtë libër jashtë Kosove.


“Krypersonazhi i këtij libri personifikon dy etapa të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në shekullin e kaluara: përpjekjen amerikano-shqiptare për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri në vitet 1950 dhe përndjekjen e shqiptarëve nga komunistët në Jugosllavi”, ka thënë autori, i cili ka paralajmëruar se së shpejti do të dal në qarkullim botim i dytë me dokumente dhe histori të padëgjuara më parë.