Vedat Muriqi edhe në mbrëmjen e sotme ka vazhduar me gola në fanellën e Fenerebahces.

Ylli shqiptar ka shënuar dy herë kundër Genclerbirligit në fitoren e skuadrës së tij më rezultat 5-2.


Me dy shënimet e sotme ai ka arritur në kuotën e nëntë golave në kampionatin turk.

Kjo e bën atë top shënues në kampionat së bashku me Adis Jahovic dhe Pappis Cisse.

Screenshot 14 1

Muriqi është në krye pasi ka bërë edhe dy asistime.

Në këtë sezon në të gjitha gara me Fenerbahcen ai ka shënuar 10 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app