LAJMI I FUNDIT:

Në tre muajt e parë të vitit braktisen tetë fëmijë

Në tre muajt e parë të vitit braktisen tetë fëmijë
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tre muajt e parë të këtij viti, ku ndër të tjera është publikuar edhe numri i fëmijëve të braktisur gjatë kësaj periudhe kohore dhe numri i fëmijëve të vendosur në strehim familjar dhe në SOS fshatrat nëpër komunat e Kosovës.

Sipas statistikave të ASK-së në tre muajt e parë të këtij viti janë braktisur gjithsej tetë fëmijë, ndër të cilët shtatë meshkuj dhe një femër.

Këta fëmijë janë braktisur në komuna të ndryshme si një në Fushë Kosovë, dy në Mitrovicë, një në Lipjan, një në Prizren, një në Prishtinë, një në Ferizaj dhe një në Han të Elezit.


Në këtë aspekt, ASK ka publikuar edhe numrin e fëmijëve të vendosur në strehim familjar dhe në SOS fshatrat nëpër komuna në Kosovë, në tri kategori si: strehim familjarë alternativ, strehim familjarë brenda familjes dhe fëmijët e vendosur në SOS fshatrat (0-3) Shtëpia “Dielli”.

Në strehim familjar alternativ gjithsej gjatë tre muajve të parë të këtij viti u vendosen tetë fëmijë, prej të cilëve shtatë meshkuj dhe një femër.

Këta fëmijë u vendosën në strehim familjar alternativ në Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Prizren, Ferizaj, Shtime, Ranillug.

Ndërsa, numri i fëmijëve të vendosur në strehim familjarë brenda familjes në këtë tre mujor ishte gjithsej 25, prej të cilëve 17 meshkuj e 8 femra.

Këta fëmijë janë vendosur në strehim familjar brenda familjes në komunat si: Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Novobërdë, Gllogoc, Lipjan, Shtime, Ferizaj, Han i Elezit.

Ndërsa në SOS Fshatrat e fëmijëve në shtëpinë “Dielli’, gjatë këtyre tre muajve është vendosur vetëm një fëmijë i në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori