LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë vendosen kamera në pesë lokacione për të identifikuar ndotësit

Në Tetovë vendosen kamera në pesë lokacione për të identifikuar ndotësit

Me qëllim për të identifikuar ndotësit në qytet, Komuna e Tetovës ka instaluar kamera në pesë pika në qytet. Ky veprim sipas këshilltarëve komunal të BDI-së është i paligjshëm dhe cenon privatësinë e qytetarëve.

Por nga Komuna thonë se vendosja është bërë në përputhje me dispozitat ligjore, shkruan Portalb.mk. Kamerat janë instaluar në pesë pika në Tetovë, të cilat sipas komunës janë kyçe, edhe atë: te Teleferiku, në rrugën K.R. Drnc, në rrugën Strasho Pinxhur, në bulevardin “Bllagoja Toska” dhe në rrugën 29 Nëntori, nëpërmjet të cilave do të vëzhgohet dhe do të monitorohet vazhdimisht veprimtaria e individëve që shfrytëzojnë hapësirat publike për hedhjen e mbeturinave të ndryshme.


“Kjo nismë është e domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e ambientit jetësor dhe mbikëqyrjen nga Inspektorati Komunal”, thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk duke sqaruar se ky projekt është donacion. Ky veprim i Komunës, për këshilltarët komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është i jashtëligjshëm pasi sipas tyre cenohet privatësia e qytetarëve. “Vendosja e këtyre pajisjeve përveç se përbën shqetësim për privatësinë e qytetarëve dhe keqpërdorim eventual, po ashtu është në kundërshtim me dispozitat ligjore të RMV-së”, pati shkruar këshilltari komunal Amet Rexhepi në rrjetin e tij Facebook.

Për këtë rast kërkuam mendim shtesë nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nga atje thonë se lidhur me vendosjen e kamerave të sigurisë në hapësirat publike nga Komuna e Tetovës, Agjencia, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk ka kompetencë të japë mendim ose pëlqim për instalimin e kamerave të sigurisë.

Nga atje theksuan se sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kur përdoren teknologjitë e reja për një lloj të caktuar përpunimi, kontrollori (në këtë rast komuna e Tetovës) është i detyruar të kryejë vlerësim të ndikimit të operacioneve të synuara të përpunimit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

“Në lidhje me kryerjen e mbikëqyrjes video në një hapësirë ​​publike, duhet të bëhet vlerësim paraprak i ndikimit të mbrojtjes së të dhënave personale”, sqaruan nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori