LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë, katër automjete që kryejnë transport publik janë gjobitur me nga 400 euro

Në Tetovë, katër automjete që kryejnë transport publik janë gjobitur me nga 400 euro

SPB-Tetovë njofton se dje gjatë kontrolleve në komunikacion ka zbuluar katër automjete me defekte të cilët po transportonin udhëtarë.

“Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e personave që drejtojnë automjete me defekte teknike, dje (12.01.2022) kanë zbuluar dhe sanksionuar katër automjete me defekte teknike (TE-2 dhe GV-2), të cilat kryejnë transport publik.


Ato janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi deri në eliminimin e defekteve të konstatuara.

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate dhe do të gjobiten në shumë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Telegrafi/